Kim e zhgënjyer nga Meghan? Prapaskenat e festës së Kris

Pas festës madhështore për 70-vjetorin e Kris Jenner në nëntor, u përfol për tensione mes familjes Kardashian-Jenner dhe Meghan Markle me Prince Harry.

Sipas raportimeve, fotot e çiftit mbretëror nga festa u publikuan fillimisht me leje, por më pas u fshinë me kërkesë të tyre. Thuhet se arsyeja lidhej me faktin që data përkonte me Ditën e Përkujtimit në Britani, dhe ata nuk donin të dukeshin sikur po festonin në një kohë jo të përshtatshme”

Çështja, e quajtur në media si “photo-gate”, u komentua nga Kim Kardashian gjatë paraqitjes në podcastin Khloe in Wonder Land, të motrës së saj Khloé Kardashian.

“U bë diçka kaq e madhe dhe e çmendur, kur në fakt nuk kishte pse,” tha Kim, duke theksuar se familja e saj ndjek rregulla strikte kur publikon foto me të ftuar.

Megjithatë, sipas RadarOnline.com, prapa skenave situata mund të jetë më e ndërlikuar. Burime pranë familjes pretendojnë se Kim e ka parë këtë episod si një pikë kthese në marrëdhënien me Meghan dhe Harry-n.

Ndërsa Kris Jenner thuhet se dëshiron ta ruajë miqësinë me Meghan, Kim raportohet të ketë një qëndrim më të ashpër. “Ajo ndihet e zhgënjyer dhe mendon se situata solli negativitet në një moment shumë të veçantë për familjen,” citohet të ketë thënë një burim.

Megjithatë, publikisht Kim ka mohuar çdo armiqësi dhe madje ka zbuluar se e ka inkurajuar Meghan të marrë pjesë në një fushatë të plotë për markën e saj SKIMS, duke lënë të kuptohet se dera për bashkëpunim mbetet e hapur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top