Në episodin e parë të sezonit të 7-të të serialit “The Kardashians” në Hulu, Khloé Kardashian kritikoi hapur motrën e saj të madhe, Kourtney, pas komenteve që ajo bëri për stilin e veshjes së motrave të saj.
Kourtney, 46 vjeçe, gjatë një bisede me nënën e saj Kris Jenner, u ankua se nuk dëshiron më të vishet me “korse dhe taka të larta” pasi kishte pasur disa prova veshjesh që e kishin lodhur.
“Çfarë humbje kohe dhe energjie! Stili im tani është më i thjeshtë, më natyral. Ndihem më mirë kur jam rehat dhe pa u munduar shumë,” tha ajo.
Por, në atë moment, Khloé dhe Kim, që ishin aty pranë, nuk e morën aspak mirë këtë koment, pasi vetë ato ishin veshur pikërisht me fustane dhe taka.
“Pra, s’do veshësh më kurrë fustane e taka? Po neve që i veshim, po na gjykon?” – e pyeti Khloé me ton të lartë.
Edhe pse Kourtney mohoi se po “gjykonte” motrat e saj, Khloé nuk u përmbajt:
“Kourtney nuk ka më asgjë të mirë për të thënë këto ditë. Thotë se s’do të gjykohet, por e vetmja gjë që bën është të gjykojë të tjerët,” tha ajo, duke shtuar se komentet e saj ishin “tpasive-agresive”.
Kim Kardashian gjithashtu mbajti anën e Khloé-s, duke shtuar:
“Unë kurrë s’do heq dorë nga jeta kaq shpejt si ajo. Është gjithë pasivitet për mua.”
Nga ana tjetër, Kourtney u mbrojt duke thënë se ajo nuk po i kritikonte, por thjesht po fliste për ndryshimin e saj personal.
Megjithatë, ajo sërish nuk i kurseu thumbat – kur Kim kërkoi të mbante në krah djalin e vogël të Kourtney-t, Rocky, ajo e pyeti me ironi: “A do të mundesh, me ato taka?”
Kjo nuk është hera e parë që Kourtney përplaset me familjen. Në sezonin e katërt të serialit, Kim zbuloi se motrat kishin krijuar një grup chat pa Kourtney-n, të quajtur “Not Kourtney” (jo Kourtney).
Në atë kohë, Kim u shpreh e shqetësuar për ndryshimin e Kourtney-t pas martesës me Travis Barker, duke thënë:
“Je bërë njeri tjetër. Ne të gjithë flasim për këtë. Jemi të hutuar.”