Khloé Kardashian ka rrëfyer hapur se si divorci i saj me Lamar Odom në vitin 2016 ndikoi thellësisht në stilin e saj të jetesës, duke e shtyrë drejt një qasjeje më të shëndetshme ndaj ushqimit dhe aktivitetit fizik.
Gjatë podcast-it të saj Khloé in Wonder Land, ajo pranoi se në të kaluarën vuante nga ngrënia emocionale.
“Kur isha më e re, haja në mënyrë të pakontrolluar. Për çdo problem emocional, i drejtohesha ushqimit… haja derisa sëmuresha dhe më pas ndihesha keq me veten,” u shpreh ajo.
Kardashian tregoi se gjatë martesës me Odom ishte në një “cikël të keq”, duke konsumuar ushqime jo të shëndetshme për të përballuar emocionet.
Ajo fillimisht kërkoi divorc në vitin 2013, por procesi u zgjat për shkak të problemeve shëndetësore të Odom. Çifti e finalizoi ndarjen në vitin 2016.
“Divorci ishte katalizatori që më bëri të fiksohem – në një mënyrë të shëndetshme – pas palestrës,” tha ajo.
Khloé Kardashian pranoi se nuk ndihej mirë me trupin e saj në atë periudhë, duke përmendur probleme si lëkura e dobët dhe mungesa e vetëbesimit.
Ajo shtoi se fillimi i aktivitetit fizik ishte i vështirë dhe rezultatet nuk ishin të menjëhershme:
“Për 6 muaj deri në një vit është e sikletshme… por duhet të vazhdosh.”