Khamenei reagon pas sulmeve amerikane: Armiku ka bërë një krim të madh

Udhëheqësi suprem i Iranit ka bërë deklaratën e tij të parë që kur Amerika bombardoi tre objekte bërthamore në Iran.

Ajatollah Ali Khamenei tha se “ndëshkimi vazhdon” kundër Izraelit – me sulme të reja me raketa që ndodhën gjatë natës. Udhëheqësi suprem u shpreh: “Armiku sionist ka bërë një gabim të rëndë, ka kryer një krim të madh, duhet të ndëshkohet dhe po ndëshkohet, po ndëshkohet tani.”

Izraeli së fundmi nisi sulme të reja ajrore duke synuar infrastrukturën ushtarake në qytetin Kermanshah të Iranit perëndimor, kanë njoftuar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Më parë, Nour News, e lidhur me shtetin iranian, raportoi se Izraeli kishte goditur Parchin, një kompleks të madh ushtarak në juglindje të Teheranit, në një sulm gjatë orëve të para të së hënës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top