KFOR: Po shtojmë praninë dhe aktivitetin tonë në veri të Kosovës

KFOR ka deklaruar se po shton praninë e forcave dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës pas sulmit terrorist.

”Në dritën e zhvillimeve të fundit, KFOR-i po shton praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës. Vendimi vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon. Ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i ka forcat, aftësitë dhe fleksibilitetin e nevojshëm për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së, për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme për të mirën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Do të vazhdojmë të rregullojmë qëndrimin tonë, sipas nevojës.

KFOR-i gjithashtu ka kërkuar riangazhim në dialog, pasi sipas tyre është mënyra e vetme për të arritur paqe dhe stabilitet të qëndrueshëri.

”Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i cili është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm për të gjitha komunitetet. Të gjitha palët duhet gjithashtu të përmbahen nga retorika nxitëse”, tha KFOR.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top