Kevin Spacey reagon pas lajmeve se është i pastrehë

Kevin Spacey ka reaguar pas artikujve të shumtë që e përshkruan aktorin si “të pastrehë”, duke sqaruar se deklaratat e tij janë keqinterpretuar.

Në një video të publikuar në Instagram të dielën, aktori 66-vjeçar tha se ndonëse jeton mes hoteleve dhe Airbnb-ve për shkak të angazhimeve të punës, ai nuk është i pastrehë.

“Zakonisht nuk i korrigjoj mediat, përndryshe s’do të kisha kohë për asgjë tjetër,” u shpreh Spacey. “Por pasi mijëra njerëz më kontaktuan të shqetësuar, duke më ofruar vend për të qëndruar, ndjeva nevojën të sqaroj.”

Ai saktësoi se komenti i tij në intervistën për The Telegraph ishte keqkuptuar. “I thashë gazetarit Mick Brown se aktualisht jetoj në hotele dhe Airbnb, duke ndjekur projektet ku jam i angazhuar — siç bëja edhe kur nisa karrierën. Kaq.”

Spacey nënvizoi se ka plot njerëz që vuajnë vërtet nga mungesa e strehimit, por ai nuk është një prej tyre. “Do të ishte e padrejtë të lejoja njerëzit të besonin se jam i pastrehë në kuptimin e vërtetë të fjalës.”

Artikulli i The Telegraph, i cili mbante titullin “Kevin Spacey: i pastrehë, i ‘cancel’-uar dhe duke kënduar në Qipro”, kishte shkaktuar komente të shumta online.

Në intervistë, aktori kishte thënë se nuk kishte një shtëpi të përhershme dhe se të gjitha sendet e tij ishin në depo, për shkak të vështirësive financiare pas skandaleve të viteve të fundit.

Spacey, i cili është përballur me akuza për ngacmim seksual — për të cilat është shpallur i pafajshëm — tha se kostot ligjore gjatë shtatë viteve të fundit kanë qenë të larta, por se ai ka punuar pa pushim këtë vit dhe mbetet optimist për të ardhmen. “Shpresoj që së shpejti të vendos se ku dua të sistemoj jetën sërish,” tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top