Këto ushqime mund të ulin mundësinë për sulm në tru

Ndërkohë që sulmi në tru paraqet rrezik të madh për njerëzit, ka disa ushqime që do të mund të parandalonin një gjë të tillë.

Times of India ka shkruar se arrat, të cilat janë të pasura me vitaminë E, acid yndyror omega 3, e që ulin inflamacionin, tensionin e lartë të gjakut, kanë fuqi që të përmirësojnë edhe rrjedhën e gjakut duke evituar kështu mundësinë për sulm në tru.

Frutat e familjes së citronave, si për shembull, portokalli e limoni, janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C, janë të mbushur me antioksidantë e vlera ushqyese antiinflamatore, që mund të mbrojnë shëndetin e trurit.

Perimet e gjelbra, si spinaqi, specat, kungulleshkat, trangujt e brokoli kanë profil të lartë sa i përket vlerave ushqyese të nevojshme për organizmin dhe trurin, të cilat, po ashtu, mund ta parandalojnë rrezikun nga sulmi në tru.

Perimet e tjera që janë të pasura me hekur e antioksidantë gjithashtu mund të ndihmojnë.

Fruta si ato të malit dhe bananet janë të mira në parandalimin e grumbullimit të yndyrës së pashëndetshme në gjak, duke parandaluar kështu edhe rrezikun për sulm në tru.

Jogurti ndihmon në rritjen e shëndetit kardiovaskular dhe ngrit nivelin e kalciumit në trup.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top