Këtë javë mbahet Samiti i Parisit, krerët e botës do të diskutojnë financat dhe çështjet ambientale

Krerë të shteteve, liderë financiarë dhe aktivistë nga e gjithë bota do të takohen në Paris këtë javë për të diskutuar politikat e bankave zhvillimore si Fondit Monetarë Ndërkombëtarë (FMN) dhe Bankës Botërore si dhe për politikat ambientale në botë.

Gjatë të enjtes dhe premtes në samit do të diskutohen ri planifikimi i borxheve dhe ulja e varfërisë ndërsa temë kryesore pritet të jenë çështjet ambientale ku do të marrin pjesë shumë përfaqësues të vendeve në zhvillim sidomos nga Afrika dhe Azia.

Banka Botërore dhe FMN janë kritikuar në të kaluarën se nuk kanë faktorizuar çështjet ambientale në huat e tyre dhe se janë dominuar nga SHBA duke anashkaluar vendet në zhvillim, raporton The Associated Press.

Teksa janë prioritizuar problemet kryesore që kërkojnë zgjidhje kritikët thanë se samiti që do të drejtohet nga presidenti francez Emmanuel Macron nuk do të ketë ndikim të madh në këto çështje.

Samiti i Paktit të ri Financiar Global do të mbledhë së paku 50 krerë të shteteve ndërsa përfaqësim do të kenë së paku 100 shtete.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top