“Këtë herë nuk kthehem më”: lamtumira e hidhur e De Rossi dhe fjalia e thënë stafit të tij

Kur Daniele De Rossi u shfaq në Trigoria për stërvitjen e mëngjesit dje në mëngjes, sigurisht që nuk e priste që historia e tij e dashurisë me klubin ku u rrit si njeri dhe sportist do të përfundonte papritur. Vetëm koha për t’i thënë lamtumirë stafit dhe më pas ai u largua me sy të përlotur, për lamtumirën e dytë (së pari si futbollist në 2019) dhe ndoshta të fundit nga Trigoria. Corriere dello Sport rindërtoi historinë dhe zbuloi fjalinë e lamtumirës që ai u drejtoi bashkëpunëtorëve të tij përpara se të largohej nga qendra sportive.

FJALIA E LAMTUMIRËS NGA DE ROSSI
As koha për të vendosur piketat në fushën e stërvitjes përpara se De Rossi të thirrej nga CEO Lina Souloukou, e cila e informoi atë për vendimin e klubit për ta shkarkuar nga detyrat e tij. Corriere dello Sport saktëson se nuk ka pasur asnjë debat mes të dyve, asnjë dramë. Daniele u largua nga zyra padyshim i hidhëruar por me edukatë ekstreme. Ai nuk ka pasur rastin as të përshëndeste lojtarët, të cilët e kanë mësuar lajmin në chat-in e skuadrës teksa ishin në rrugë drejt Trigorias.

Megjithatë, para se të largohej, ai u përqafua me drejtorin sportiv Ghisolfi, i cili nuk kishte asnjë rol në shkarkimin dhe u dha emocionalisht lamtumirën bashkëpunëtorëve të tij, duke thënë: “Këtë herë nuk do të kthehem më te Roma…”. Një fjali që ngriu të gjithë stafin, i vetëdijshëm se ky ishte me të vërtetë fundi i një historie dashurie që zgjati mbi 20 vjet. Para se të largohej nga Trigoria, trajneri përshëndeti rreth njëzet tifozë të pranishëm te porta, nënshkroi disa autografe dhe u largua me një buzëqeshje të hidhur, që fshihte keq një pikëllim të brendshëm. Një fund i padenjë për një legjendë që bëri historinë e kohëve të fundit te Roma.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top