Këta janë 20 banorët që hynë mbrëmë në Big Brother VIP Kosova

Tashmë ka nisur zyrtarisht aventura e shumëpritur i edicionit të tretë të Big Brother Vip Kosova.

Banorja e parë ishte këngëtarja Rovena Stefa, ku hyrjen e bëri me këngën ikonë të saj “Bini o ju tupana”.

Latino-kosovari, Kevin Edmond, ishte banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Modelja shqiptare e cila jeton dhe vepron në Norvegji, Diana, ishte banorja e tretë që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Banori i katërt është aktori shqiptar Besforti Daka.

Bay T, është banorja e pestë e radhës që futet brenda shtëpisë më të famshme të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Banori i gjashtë i shtëpisë më të famshme është gazetari Vullnet Krasniqi.

Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, gjersa në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si një ‘Marilyn Monroe’ shqiptare.

Banori i tetë është Leonardo Gashi, ai tregoi se është lind e rritë në Gjermani, teksa nga Kosova është prishtinali.

Burim Vatovci është banori i nëntë që i bashkohet BBVK3, me të cilat synon që të arrij sa më larg në këtë edicion.

Tutje Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni.

Ndryshe nga banorët e tjerë, Drilon Rama është me profesion boksier që bëhet banori i 11-të i këtij kasti.

Humoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja bëhet konkurenti i 12-të i shtëpisë më të madhe në vend.

Banori i 13-të ishte sportisti, Arioni, ku veten e prezantoi si person shumë të drejtë.

Xheneta, banorja e 14-të në Big Brother VIP Kosova 3.

Aria u bë banorja e 15-të. Ajo cilësoi si eksperiencën dhe aventurën më të duhur aktualisht në jetën e saj.

Besart Kelmendi i njohur ndryshe me nofkën Gjesti, është banori i radhës më i ri në BBVK3. Këngëtari është vetëm 24 vjeqar, dhe futet në shtëpinë me një super energji duke u bërë banori i 16-të i kastit.

Ndryshe nga të tjerët, banorja e 17-të, Gresa Gashi zgjodhi një mënyrë ndryshe për të hyrë në shtëpinë më të famshme, me parashutë.

Mevlani është banori i radhës në shtëpinë e BBVK 3, ai hyri në shtëpi me një avantazh, teksa e cilësoi veten si shumë luftëtar duke u bërë banori i 18-të.

Influencerja dhe modelja, Ana Ejupi, është banorja e 19-të, pjesëmarrëse e BBVK3. Ana vjen nga Prishtina, synon t’ia “vë flakën” shtëpisë.

Ish-miss Kosova, Drenusha Latifi, është banorja e fundit në Big Brother VIP Kosova 3. Ajo si banorja e 20-të tha se në BBVK 3 po hyn beqare, teksa tha se brenda do të luftojë me mish e me shpirtë.

Njëjtë sikur në edicionin e kaluar, BBVK 3 do të jetë nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit. Ndërsa, analistë këtë herë do të jetë Olta Gixhari dhe Milaim Zeka.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top