Këshilli Bashkiak vendos për fatin e tij, Veliaj kërkon të jetë prezent në mbledhje

Komisioni i Ligjeve në Bashkinë e Tiranës do të mblidhet ditën e sotme për të futur në rend dite shkarkimin e kryetarit të arrestuar Erion Veliaj. Mbledhja do të nisi në orën 10:00 dhe kjo mësohet se është arsyeja e vetme e mbledhjes. Ndërkohë që në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë për të votuar për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie.

Veliaj ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhje dhe të ketë mundësi që të flasë. Por Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nëse nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje, mund të dërgojë një shkresë me komentet e tij dhe do të lexohet para Këshillit. Veliaj më parë ka lënë të hapur ankimimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit, vendim i cili do të ndalonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top