Këshilli Bashkiak i Klosit voton kundër bashkimit me Burrelin

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të Bashkisë Klos me Bashkinë Burrel.

Nga 21 këshilltarë që ka gjithsej Këshilli Bashkiak, në mbledhje morën pjesë 13. Në përfundim të votimit, 12 këshilltarë votuan kundër bashkimit të Klosit me Burrelin, ndërsa një këshilltar votoi ndryshe.

Kështu, shumica e këshilltarëve të pranishëm shprehën kundërshtimin e tyre ndaj bashkimit të Bashkisë me Burrelin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top