KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje

Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi për “shpifje” dhe “fyerje”.

Mësohet se shorti ka përcaktuar për shqyrtimin e çështjes gjytaren Etleva Deda, ndërkohë që pritet të përcaktohen edhe datat për seancat gjyqësore. Ndërkohë më herët Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm Bardhin, i kallëzuar për “shpifje të kryer botërisht”.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes se energjisë elektrike në rrjet. Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top