Kërkon të barazohet me Biden/ Vuçiç: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta edhe unë aq do flas

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Sipas Vuçiç dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve për çështje të cilat asnjë i gjallë s’do ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t’i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top