Kërkon lirinë, GJKKO cakton seancën për Ilir Metën më 20 qershor

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 20 qershor për zhvillimin e seancës për ish-presidentin Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë. Sipas avokatit janë shkelur afatet pasi në 8 muaj në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen siç do të ndodh sot në seancën për Erion Veliajn. Gjithashtu, në argumente janë parashtruar edhe disa vendime të GJEDNJ, si raste analoge mes të cilave edhe dosja “Gëllçi”.

Më 27 maj, SPAK mori zyrtarisht të pandehur Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi me akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Bëhet fjalë për tre hetime të përfshira në një dosje, afera CEZ-DIA, lobimit të LSI në SHBA dhe hetimi pasuror.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top