Kërkon lirimin nga burgu, shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Ilir Metës

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’. Mësohet se seanca do të nisë në orën 9:30.
Meta kërkon në shkallën e tretë të gjyqësorit prishje të vendimeve të GJKKO dhe Apelit të GJKKO.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar, Meta është në burg, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

SPAK ka kaluar dosjen për gjykim në fund të gushtit, e cila përfshiu tre hetime në një aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Me të njëjtat akuza përballet dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top