Kërkoi të ishte prezent në mbledhje, Komisioni i Ligjeve rrëzon Erion Veliajn

Komisioni i Ligjeve ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Vendimi që Veliaj të mos dëgjohet sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u mor vetwm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Ndërkohë që në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë për të votuar për shkarkimin e Veliajt si kryetar bashkie. Veliaj ka kërkuar që të marrë pjesë në mbledhje dhe të ketë mundësi që të flasë. Por Këshilli Bashkiak i ka kthyer përgjigje duke i thënë se nëse nuk mund të jetë i pranishëm në mbledhje, mund të dërgojë një shkresë me komentet e tij dhe do të lexohet para Këshillit. Veliaj më parë ka lënë të hapur ankimimin e shkarkimit të tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit, vendim i cili do të ndalonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja në Bashkinë Tiranë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top