Kërkoi lirinë, Gjykata Kushtetuese merr sot vendimin për Sali Berishën

Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë ditën e sotme (19 nëntor) kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berisha për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO-së dhe Apelit të Apelit të GJKKO-së që kanë caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhet në kërkesën e Sali Berishës.

Kreu i PD-së ndodhet prej 11 muajsh nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, dhe të kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top