Kërkoi leje për të dalë nga qelia për t’u betuar si kryetar bashkie, GJKKO rrëzon Fredi Belerin

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk do të betohet si kryetar. GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tij për të qenë pjesë e betimit të planifikuar ditën e nesërme. Beleri paraqiti lejen në 3 institucione, në SPAK, Drejtorinë e Burgjeve dhe në GJKKO për të dalë nga paraburgimi për ceremoninë e marrjes së detyrës në këshillin bashkiak të qytetit të martën e 27 qershorit në orën 11.00. GJJKO sqaron se lejet jepen vetëm në raste vdekjesh, martesash apo provimesh.

Betimi para këshillit bashkiak është detyrim ligjor dhe nëse nuk realizohet brenda një afati kohor brenda 6 muajsh mandati tij shuhet. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori të një personi, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për votë. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top