Kërkoi heqjen e sekuestros për pasuritë, lihet në fuqi vendimi për Arben Ahmetajn

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron ndaj dy llogarive bankare dhe një apartamenti të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Çështja u dërgua për shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht ankimimin e Ahmetaj për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare.

Njoftimi i Apelit të posaçëm:
Ankues A.A., çështja nr.36 akti, datë 30.05.2025 regjistrimi, me objekt: caktim mase sigurimi pasuror, sekuestro preventive.

Ardhur për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtari z. Dhimitër Lara, pas shqyrtimit të çështjes sot me datë 14.06.2025, vendosi:

Miratimin e vendimit/urdhrit n.296 akti, datë 17/07/2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pasurinë

-Apartament n., sip.167m2, zk ***, rruga ‘’, ap.*, ***, regjistruar në pronësi të z.A.A.;

-Shuma 8.620,68 euro në llogarinë me n.*, në *** Bank, në emër të personit nën hetim z.A.A.;

-Shuma 115.692,84 euro në depozitën n., në *** Bank, me balancë 115.692,84 euro, në emër të personit nën hetim z.A.A.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top