Kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares, Apeli i GJKKO regjistron ankimimet e Berishës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha, për ndryshimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e tij.

Berisha kundërshton masën e ‘arrestit shtëpiak’, që u caktua nga GJKKO më 30 dhjetor.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar regjistroi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim S.B. me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.”, thuhet në njoftim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top