Kërcënon gjenerali rus: Shkatërrojmë armët e NATO’s nëse shpallin zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë

Rusia nuk do të lejojë që shtetet e Aleancës së Atlantikut të Veriut të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, tha gjenerallejtënant i Federatës Ruse Vladimir Popov në një intervistë për gazetën ruse Info24.

 


Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se Varshava dhe aleatët e saj duhet të shqyrtojnë çështjen e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi territorin e Ukrainës. Sipas tij, vendet e NATO-s e kanë diskutuar tashmë këtë temë disa herë, por nuk kanë arritur të marrin një vendim pozitiv.

 

Sikorski theksoi se Polonia mund të rrëzojë dronë mbi territorin ukrainas nëse Kievi e kërkon këtë, por se ky problem kërkon pjesëmarrjen e vendeve të tjera aleate.

 

“Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s nuk kanë të drejtë të krijojnë në mënyrë të njëanshme një zonë ndalim-fluturimi mbi territorin e Ukrainës. Formalisht, ato mund të lidhin një lloj marrëveshjeje me Kievin për ndihmën e vendeve të NATO-s, por sipas ligjit ndërkombëtar, kjo do të konsiderohet sabotim. Domethënë, do të ishte një përdorim i paligjshëm i forcës kundër Rusisë, të cilin ne nuk do ta lejojmë”, theksoi Popov.

Gjenerali rus shtoi gjithashtu se përpjekjet e vendeve të Aleancës për të rrëzuar dronët rusë mbi qiellin e Ukrainës do të çojnë në hakmarrjen e Moskës. Sipas tij, Forcat e Armatosura të Rusisë do të fillojnë shkatërrimin e sistemeve kundërajrore direkt në territorin e këtyre vendeve.

“Nëse Polonia dhe vendet e tjera të NATO-s shpallin në mënyrë të njëanshme një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, ne menjëherë do të fillojmë shkatërrimin e armëve që ata do të përdorin. Në të njëjtën kohë, Rusia do t’i shkatërrojë këto armë si në territorin e saj ashtu edhe në territorin e Ukrainës. Për më tepër, avionët armik mbi territorin e saj do të jenë shënjestra e sulmeve tona”, përfundoi Popov.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top