Kërcënimi rus: Britania po punon në krijimin e sistemit të mbrojtjes si kupola e Izraelit

Mbretëria e Bashkuar po punon për të zhvilluar një sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore, i ngjashëm me sistemin izraelit “Iron Dome”, për t’u përballur me rritjen e kërcënimeve nga Rusia.

Lajmin e bëri të ditur kreu i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes, Richard Knighton, gjatë një interviste për Lbc Radio.

Knighton theksoi se kapaciteti dhe gatishmëria e Moskës për të përdorur raketa balistike dhe raketa me rreze të gjatë janë bërë më të dukshme, duke e bërë të domosdoshëm investimin në teknologji moderne mbrojtjeje.“Ne e quajmë këtë sistem ‘mbrojtje ajrore dhe raketore të integruar’. Për më shumë se 30 vjet, Mbretëria e Bashkuar nuk ka përballuar një kërcënim serioz ajror në këtë nivel”, u shpreh ai.

Sistemi i ri është projektuar për të kundërshtuar jo vetëm kërcënimet ajrore afatshkurtra, si dronët ose raketat e vogla, por edhe raketat me rreze të gjatë dhe raketat e kroçierës, duke e bërë atë një shtesë kyçe në mbrojtjen kombëtare. Knighton shtoi se vendi do të duhet të investojë më shumë në radarët modernë, kapacitetet e mbrojtjes ajrore dhe aftësinë për të rrëzuar çdo lloj objektivi armiqësor.

Së fundmi, komandanti i Forcave të Armatosura britanike ka bërë thirrje që më shumë qytetarë të jenë të përgatitur për të mbrojtur vendin. Ai nënvizoi se kërcënimi nga Rusia i udhëhequr nga Vladimir Putin është i qartë dhe i pranishëm, duke e bërë të nevojshme një gatishmëri më të madhe kombëtare.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare me Rusinë janë rritur, dhe vendet perëndimore po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse përballë sulmeve të mundshme raketore dhe kërcënimeve të tjera ushtarake.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top