Kërcënimet e Ramës ndaj protestuesve, Tabaku: Aktin për gjobat do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese

Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese aktin normativ për tubimet, i cili parashikon masa administrative deri në 500 mijë lekë për personat me identitet të fshehur që nuk i binden urdhrit të Policisë. Lajmin e bëri me dije deputetja Jorida Tabaku, gjatë seancës së sotme në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Tabaku e cilësoi aktin normativ si antikushtetues, duke ngritur shqetësime për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë gjatë protestave.

“Të drejtat e njeriut sot janë në një krizë të jashtëzakonshme dhe duhet të flasim. Qeveria ka miratuar në akt normativ që është antikushtetues dhe po them se PD do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë qytetarët kanë filluar të ndalohen rrugëve, të merren peng nëpër rrugët e Tiranës me makina jo policie, pa policë të identifikuar. Qytetarët kanë filluar të gjobiten. Në çfarë vendi jemi ne ku pjesëmarja në protestë vjen me gjobë. Nuk di nëse ka një vend normal, ku të marrësh pjesë në protestë, të dënohesh me gjobë.”, tha Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top