“Këpucët nuk e vrasin më”: kthehet Keko, Shehi duhet të ndryshojë përsëri mbrojtjen

Shumë mungesa, por fatmirësisht për Orges Shehin, organika e Partizanit i lejon të ketë gjithnjë zgjidhje. Pas debutimit me fitore kundër Teutës, tekniku i të kuqve është i detyruar të bëjë sërisht ndryshime në formacion: shkak skualifikimi i Sembene, titullar kundër durrsakëve dhe kthimi i sulmuesit Albers Keko, që ishte i padisponueshëm në ndeshjen e parë të vitit me teknikun e ri.

Keko mund ta bëjë 46 vjecarin të plotësojë tridhëmbëshin e tij me Carën e Mensah, që duket akoma i avantazhuar ndaj Skukës, për të cilin preparatorët dhe tekniku duan të bëjnë kujdes për kohët e implementimit në fushë. Sidoqoftë, të dy ata janë qendërsulmuesit e vetëm, bashkë me të riun Birçaj, sepse Mba e Bintsouka janë ende duke u marrë me rikuperimin e problemeve fizike.

 

Problemi i vërtetë kundër Laçit është prapavija, ku me Bytyçin jashtë, Sota duhet të ndryshojë përsëri koleg në qendër. Me shumë mundësi Janjeva do të preferohet, me Prekën që pritet të jetë në pankinë. Në mesin e fushës, aty ku është mëse i mbuluar, Shehi do të rigjejë Adnard Mehmetin, që ka përfunduar pezullimin për katër kartonët e verdhë.

Me merkaton që është në stand-by në pritje që një winger të mbërrijë apo edhe të ndonjë transferimi të ndonjë prej qendërsulmuesve, Shehi po i kushton vëmendje përshtatjes së lojtarëve me mënyrën e tij të punës, edhe pse impakti në debutim u duk të ishte i kënaqëshëm në këtë aspekt.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top