Këngëtari italian Al Bano: Më kanë ftuar në Rusi për të festuar fundin e luftës

Europa po shpreson që fundi i luftës Ukrainë-Rusi të jetë sa më afër. Ndonëse ende nuk ka pasur ndonjë afat ekzakt për këtë, këngëtari Al Bano duket se dha një indikacion se kur mund të marrë fund ky konflikt.

Në një intervistë për mediat italiane, këngëtari ka thënë: “Më telefonoi dikush dje nga Moska dhe më tha: Për shtatorin, ose maksimumi në tetor bëhu gati të vish në Moskë për të dalë në Red Square (shesh), në një koncert për festuar paqen”.

Al Bano shpreson se presidenti i SHBA-së Donald Trump do të bëjë diçka për t’i rikthyer stabilitetin Evropës dhe për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Trump dëshiron paqen dhe autorësinë e kësaj paqeje, kjo është e vërteta e pastër dhe thelbësore. Ai është dikush që i mban premtimet, ai nuk është një nga shumë persona që vetëm premton. Trump ka fabrika armësh dhe luftë, është menaxher, sipërmarrës, dhe punon mirë nëse ka paqe përreth”, ka thënë ai

Më 24 shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim në shkallë të gjerë të Ukrainës, fqinjit të saj në jugperëndim, duke shënuar një përshkallëzim të madh të luftës ruso-ukrainase në vazhdim që filloi në vitin 2014.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top