Këngë patriotike ndaj Serbisë: FIFA dënon Shqipërinë, mbyllet 20%stadiumi me Letoninë

Ajo me Serbinë ishte një ndeshje e tensionuar dhe e ndjerë për të gjithë. Sukses ishte madje që kaloi me disa incidente, në dukje ndoshta të vogla, por që për FIFA-n jo dhe aq. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit është njoftuar zyrtarisht për një vendim disiplinor pas ndeshjes Shqipëri–Serbi, e zhvilluar më 7 qershor 2025 në stadiumin “Air Albania”.

Vendimi i FIFA-s
Sipas vendimit, FSHF dënohet me një gjobë prej 161,500 franga zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun. Shkak për këtë vendim kanë qenë sjellje të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).

Çfarë ndodhi?
Në tre raste arbitri u detyrua të ndërpriste për pak minuta ndeshjen, me tifozët që nuk lejonin ekzekutimin e goditjes së këndit nga futbollistët serb. U desh ndërhyrja e kapitenit Gjimshiti për të qetësuar situatën e për të kthyer normalitetin në fushë.

FSHF u bën thirrje të gjithë tifozëve të Kombëtares që të shmangin çdo veprim që mund të dëmtojë skuadrën tonë, të respektojnë rregullat ndërkombëtare dhe të kontribuojnë për një atmosferë dinjitoze në mbështetje të Shqipërisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top