Kënga e Tina Turner një ditë pas vdekjes thyen rekorde

 

Kënga e Tina Turner e vitit 1984 “What’s Love Got To Do With It” ka arritur vendin e parë në tabelën e iTunes në SHBA.

Disa nga këngët e artistes tashmë të ndjerë kanë arritur gjithashtu kulmin në tabelë, ku tetë nga dhjetë këngët më të mira në top-listë i atribuohen asaj.

Këngëtarja, e cila u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare ka gjithashtu tre albumet, “All The Best: The Hits”, “Simply The Best” dhe “Private Dancer”, që kryesojnë listën e albumeve të iTunes.

Videot muzikore te “What’s Love Got To Do With It”, si dhe “Private Dancer” dhe “We Don’t Need Another Hero”, janë bërë gjithashtu tre videoklipet më të njohura në platformë.

Krijimtaria e këngëtares së ndjerë ka dominuar gjithashtu këngët, albumet dhe listat e CD dhe Vinyl të Amazon Movers & Shakers.

Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Zyrihut, Zvicër në moshën 83-vjeçare.

Ryan Gosling flet për raportin me Eva Mendes

Megan Fox dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare

Arnold Schwarzenegger reagon ndaj largimit të Bruce Willis nga aktrimi

Detaje nga romanca e Kylie Jenner me aktorin

Lana Del Rey rikthehet në skenë

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top