Shpesh këngët që prekin zemrat e fansave mund të shndërrohen shpejt në fenomene virale në internet, dhe pikërisht kjo ndodhi me këngën “Eagle” të reperit të njohur shqiptar Noizy në bashkëpunim me grupin britanik të hip-hopit D-Block Europe.
Kënga e cila është shpërndarë gjithandej në TikTok ka tërhequr vëmendjen e një audience të gjerë, veçanërisht të përdoruesve shqiptarë që nuk kanë ngurruar të shprehin krenarinë kombëtare përmes videos me ritmet e kësaj kënge.
Fraza e famshme “I think I’m Albanian, I’m an Eagle (Mendoj se jam shqiptar, jam një shqiponjë)” duket se ka bërë xhiron e TikTokut, duke u shfaqur në video të shumtë që përcjellin energjinë dhe frymën e këngës.
Suksesi i këngës “Eagle” si hit nuk është vetëm i dukshëm në TikTok, por edhe në skenën e gjallë të koncerteve.
Kjo u dëshmua nga videot që qarkulluan në rrjetet sociale nga një koncert spektakolar i D-Block Europe i mbajtur në “The O2 Arena” të Londrës.
@dbe.29 I THINK IM ALBANIANNNN #youngadz #dbe #dblockeurope #dirtbikellb #rollingstone #bandobaby29 #youngadz1 #dblock #fyp #foryoupage #foryou #albania #albanian #eagle