Kënga e fundit e Timberlake dedikim për Britney Spears?

Justin Timberlake publikoi dje këngën e re me titull “Drown”, i cili do të jetë pjesë e albumit të ri të artistit, “Everythig i thought it was”, që do të publikohet në 15 mars.

Fansat kanë nisur menjëherë komentet se kjo këngë e re është një dedikim për Britney Spears.

Hiti ka në qendër një marrëdhënie dashurie që ka shkuar keq, sidomos pasi ish-i foli dhe tregoi se cilët ishin ata si çift në të vërtetë.

Hamendësimet se kënga ka të bëjë me Spears kanë ardhur pasi kjo e fundit foli hapur në librin “The woman in me” që u publikua tetorin e kaluar, ku artistja zbuloi detaje nga marrëdhënia që përfundoi në ndarje mes saj dhe Justin.

Dyshja e famshme u ndanë pas thashethemeve se Britney e tradhtoi Timberlake me koreografin Wade Robson.

Justin, sigurisht që nuk e ka konfirmuar nëse kënga është dedikim për të, por një burim për Us Weekly tha se: “Justin e kishte menduar faktin se Britney do fliste në libër për raportin mes tyre, por në terma më të përgjithshëm dhe jo gjëra aq personale, gati të ndyra,” u shpreh ai.

Pas gjithë situatave që solli libri, Britney i kërkoi Justin-it falje publikisht në Instagram duke u shprehur se: “Dua të kërkoj falje për disa nga gjërat për të cilat kam shkruar në librin tim,” shkroi Spears krahas një videoje të Timberlake duke performuar në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.

“Nëse kam ofenduar ndonjë nga njerëzit që kam dashur shumë, sinqerisht më vjen shumë keq,” vijoi Spears.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top