Kemi pasur sulme kibernetike, pritet të shtohen/ Kurti: Kemi shumë armiq

Kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë së fundmi kanë zhvilluar një intervistë në një televizion lokal në Kamenicë. Gjatë fjalës së tij Kurti foli për sulmet kibernetike.

Sipas tij këto sulme vijnë, për shkak se “shumë armiq” nuk e pëlqejnë suksesin e Qeverisë Kurti. Ai më tej shtoi se vendi ka shumë armiq që nuk ju pëlqen suksesi i tyre.

“Kemi pasur sulme kibernetike. Sulmet kibernetike presim që do të shtohen pikërisht për shkak të suksesit tonë, sepse ka shumë armiq që nuk ju pëlqen suksesi ynë. Ta zëmë E-Kosova ka 155 shërbime; prandaj ky sukses i Kosovës sa është i mirë për neve në të njëjtën e kohë duhet të na bëjë vigjilentë ndaj rreziqeve që na shkaktojnë ata të cilët nuk ia duan të mirën vendit tonë” tha Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top