“Kemi dy ditë që mendojmë për Inter”: tekniku i Benfica Schmidt gati të dëshpërojë zikaltrit

Roger Schmidt prezanton ndeshjen e parë çerekfinale të Champions kundër Inter në konferencën për shtyp. “Unë mendoj se, në këtë pikë, përballesh vetëm me skuadra të mëdha. Për të dyja skuadrat është një ndeshje themelore. Interi është një ekip i mirë – shpjegoi trajneri i Benfica -. Ne duam të luajmë futbollin tonë më të mirë dhe duhet të jemi gati për një skuadër shumë të fortë. Ata kanë shumë cilësi individuale dhe shumë opsione. Mendoj se e dimë se çfarë duhet të bëjmë, që është një performancë top”.

Për të kaluar në çerekfinale, Inter eliminoi Porton, skuadër me të cilën Benfica humbi të premten në kampionat. “Natyrisht që e ripashë ndeshjen kundër Portos dhe nuk pamë vetëm ato dy ndeshje. Interi është një ekip me përvojë të madhe, që di të luajë futboll sulmues nëse duhet. Dinë të mbrohen shumë mirë, kanë një stili italian, por dinë të ndryshojnë shumë. Duhet të jemi gati për çdo gjë – shtoi Schmidt –. Është pjesë e futbollit të humbasësh ndeshjet. Ne humbëm një të rëndësishme të premten, por kemi fituar në të kaluarën. E kjo gjithashtu është pjesë e një procesi rritjeje. Humbjet duhet të përdoren për diçka pozitive. Në dy ditët e fundit kemi menduar vetëm për Inter”.

JOAO MARIO
Joao Mario, ish-i i madh i ndeshjes, është lojtari kyç për portugezët këtë sezon. “Joao Mario është një lojtar kryesor për ne, për lidershipin e tij. Ai po kalon një sezon të mrekullueshëm, jo vetëm për gola dhe asist. Ne kemi nevojë për udhëheqje nesër, jo vetëm nga Joao Mario”.

FORMACIONI
Mbi formacionin, Schmidt nuk u zbilancua. “Nuk do ta them formacionin. Nëse më thoni atë të Interit, ndoshta… Ne nuk do të kemi Otamendi, por kemi dy zëvendësues të shkëlqyer si Verissimo dhe Morato. Është mëkat që nuk kanë luajtur shumë, është e vështirë kur ke përpara një lojtar si Nicolas. Nesër njëri nga të dy do të jetë titullar dhe tjetri do të hyjë si zëvendësues. Grimaldo? Është në dispozicion”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top