Rivali i Erdogan me jelek antiplumb dhe roje me automatik në tubimin e fundit zgjedhor në Turqi

Kemal Kilicdaroglu u shfaq gjatë tubimit përmbyllës ditën e djeshme me një jelek antiplumb, pasi kishte informacione se ai mund të ishte objektiv i një sulmi. Në pamjet e transmetuara, truprojat e Kilicdaroglu mbajnë pushkë automatike dhe janë me të në podium nga ku ai mbajti fjalimin e tij, i fundit për fushatën e tij zgjedhore.

Një burim i afërt me Partinë Republikane Popullore (CHP) tha se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në shënjestër. Kilicdaroglu, i cili kryeson me një diferencë të ngushtë në sondazhe, e mbajti këtë fjalim në Samsouda në Detin e Zi. Në një intervistë që dha sot për agjencinë Reuters, ai tha se ishte optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top