Këlliçi te ‘5 Maji’: Dëmshpërblim për të gjithë banorët që Veliaj u ka shembur shtëpitë

Kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka premtuar dëmshpërblim për banorët që Erion Veliaj u ka shembur shtëpitë. Ai ishte sot në zonën e “5 majit”. Aty dëgjoi shqetësimet e banorëve që ende nuk kanë informacion se kur do t`i marrin shtëpitë e tyre.
“Unë Belind Këlliçi, para jush po ju them që do të dëmshpërblej gjithë banorët të cilëve Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut pa diskutim. Nuk jeni vetëm ju, kjo ka ndodhur në Shkozë, Laprakë, Unazë të Re, Myslym Keta dhe këto shembje bëhen për t`ju vjedhur pronën qytetarëve. Ajo që ka ndodhur këtu në “5 maj” është në kufijtë e genocidit. Nuk mundesh t’u shkosh qytetarëve të tu me gaz lotsjellës, t`i terrorizosh në mes të natës, të nxjerrësh fëmijët nga shtëpitë në mes të rrugës”, u shpreh kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës.

Meta: Pas 2 vitesh Komisioni i Ligjeve merr në shqyrtim propozimin e Partisë së Lirisë

Rama: Hotelet të përgatiten për çmim reference

Banorët e Zall Herrit sërish në protestë, bllokojnë me gurë rrugën

Napoli-Real Madrid: një tërmet i fortë tronditi mbrëmë zonën

Parashikimi i motit: Diell dhe kthjellime

BE: Kosova ka mandat për hetime, Serbia të bashkëpunojë pa kushte

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top