Këlliçi: Koçiu shkarkon për cigare, por nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit

 

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka akuzuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu që nuk mban përgjegjësi për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

Këllici tha se Koçiu shkarkoi zv.ministrin e brendshëm për arsye se piu duhan, dhe sipas tij, nuk mban përgjegjësi për masakrën në Apel.

Këlliçi: Është absurde kjo që bëni. Ndërkohë që kaloni në lugë, çdo fjalë të opozitës nuk dëgjoni fyerjet e ministër së brendshme dhe mishëron propagandën e tyre. Dhe shiko që aktin e një ministri e ka pse piu duhan.

Dhe e njëjta ministre e brendshme refuzon të marrë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë gjyqi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top