Këlliçi: Berisha nuk është në garë për t’u bërë kryeministër, por…

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës Belind Këlliçi thotë se opozita nuk ka synim të këtyre zgjedhjeve të bëjë Sali Berishën kryeministër. Gjatë një debati në emisionin “Opinion” ai tha se Berisha nuk ka hyrë në këtë garë për ambicie apo karrierë personale, por për të larguar modelin qeverisës të Ramës.

“Berisha nuk është në garë…, e po ta them dhe unë, nuk jemi në garë që të bëhet Berisha kryeministër. Ka kryer Berisha “legacy” të vet, President, kryeministër, kryetar opozite, gjithçka… Nuk jemi në garë më 11 Maj që të bëhet Berisha kryeministër.

E vendosin vetë demokratët, e ka thënë Berisha. Berisha ka një mision dhe rrethanat historike, rrethanat politike, e detyroi Berishen të rikthehej, të merrte të bashkonte PD, për të larguar këtë model qeverisje.

Berisha nuk është këtu për karrierë personale, nuk është këtu për ego, nuk është këtu për ambicie. Të gjitha gjërat në historinë e këtij vendi, Berisha i ka bërë” – tha Këlliçi. I pyetur nëse ky ishte një qëndrim personal ai tha se po fliste si drejtues politik i PD për qarkun e Tiranës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top