Kean dygolësh në ndeshjen me 17′ më pak: Inter i anulohet goli, Fiorentina i fut tre

Fiorentina ka triumfuar 3-0 ndaj Inter në ndeshjen e rikuperuar të vlefshme për javën e 14-të të Serie A, e cila ishte ndërprerë pas 17 minutash dhjetorin e kaluar për shkak të problemit shëndetësor të Bove. Në “Franchi”, skuadra e teknikut Palladino zhvilloi një lojë intensive dhe agresive, duke gjetur golat e fitores në pjesën e dytë, me Ranierin e një dygolësh të Kean.

Në minutën e 60′, Ranieri ishte më i shpejti për të shfrytëzuar një goditje nga këndi, ndërsa në të 68′, Kean finalizoi me kokë një asist të Dodô në shtyllën e dytë. Një minutë para përfundimit, sulmuesi italian realizoi dygolëshin duke përfituar nga një gabim i Dimarco. Kjo humbje pengon Inter të kapë kreun e renditjes, duke mbetur tre pikë prapa Napolit, ndërsa Fiorentina ngjitet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Lazio.

 

Makthi i ndeshjeve të rikuperuara nuk ka përfunduar për Inter, që humbi mundësinë për të arritur Napolin në krye të kampionatit. Fiorentina, pasi bëri një sakrificë të madhe në pjesën e parë, shpërtheu në fraksionin e dytë: Ranieri hapi serinë e golave në minutën e 60′, Kean dyfishoi pak më vonë dhe në fund vulosi fitoren me dygolëshin e tij personal. Inter mbetet tre pikë pas Napolit, ndërsa skuadra e teknikut Palladino fluturon drejt zonës Champions.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top