“Kë të heq për Muçin?”, Sylvinho nervozohet pas humbjes: “Kur fitoj nuk bëj asgjë, kur humb…”

“Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë. U bë ndeshje shumë taktike. Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën”. Sylvinho mundohet të gjejë një shpjegim për humbjen me Gjeorgjinë, që i dha fund pathyeshmërisë në stadiumin e shtëpisë. Tekniku brazilian madje pësoi golin e parë në Arena Kombëtare që kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve, por nuk kapet pas mungesave: “Unë nuk mund të ankohem, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vëshitrë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol”.

SYLVINHO NERVOZOHET NGA… MUÇI
Sylvinho shpejtoi të hiqte edhe ndonjë guralec nga këpuca, jo pa polemika: “Sa herë shihet një ndeshje e fitohet, thuhet nuk bëj asgjë, por po humbe… Hoxha e kam thënë, kam folur me lojtarin. Por ka një kohë që lojtari ka një rritje natyrale, janë lojtarë të rinj. Kur hyn në ndeshje bën mirë, pak nga pak po e kupton se nga fillimi është ndryshe”. Tekniku brazilian pastaj shpërtheu kur u pyet për Muçin, të cilin e la jashtë për këto dy ndeshje: “Në vend të kujt? Nuk mund të luaj me 12 lojtarë. Muçi është një lojtar i fortë, ka bërë një transferim te Beshiktash, një rritje të pabesueshme. Është i fortë, por ne kemi shumë të tillë”.

Një ndryshim në aspektin ofensiv, në krahasim me ndeshjen e fituar me Ukrainën, që përfundoi me zero goditje në portë: “Nuk jam i shqetësuar, futbolli është kështu. Kemi pritur një ndeshje të vështirë, Gjeorgjia është një ekip që ka mundur 4-1 Çekinë, e njohim. Kjo skuadër doli me Spanjën, mundi Portugalinë, është ekip i fortë. Ka lojtarë shumë të fortë në mesfushë. Një prej tyre është një lojtar mes 20 më të mirëve në botë, ka fituar titullin me Napolin”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top