Kategoria Superiore ndez motorët, por niset e cunguar: kryendeshja e javës së parë nuk ka një datë

Kampionati i kategorisë Superiore 2023-2024 do të ngrejë siparin në fundjavë me ndeshjen e javës së parë. Sipas asaj që bën të ditur Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë. Do të luhet përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023, por java nuk do të jetë e plotë. Me kërkesën e Partizanit e dakortësinë e klubit Teuta, Federata Shqiptare e Futbollit vendosi që kjo ndeshje të luhet në një tjetër datë, që nuk është përcaktuar ende.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00. Rrogozhinasit janë një nga pretendentët e këtij kampionati. Egnatia është përforcuar me lojtarë të rëndësishëm dhe ka ruajtur boshtin e skuadrës. Korçarët, të sapongjitur në Superiore, kërkojnë të kthehen sa më shpejt në lavdinë e dikurshme.

JAVA E PARË, PA NJË NDESHJE
Po të shtunën do të luhet në Shkodër Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00. Kuqeblutë janë favoritë në këtë ndeshje, pavarësisht ndryshimeve të shumta në organikë dhe skepticizmit që rrethon skuadrën e Memellit. Kukësi i Hallaçit nuk ka arritur ti fshehë vështirësitë, që tekniku veri-lindor shpreson t’i limitojë në fushën e lojës. Nga Blutë janë larguar lojtarët më të mirë dhe merkato e bërë mbetet për tu parë.

Lexo më tej: FSHF aprovon kërkesën, shtyhet ndeshja Partizani-Teuta: ja ndryshimet në javën e parë të Superiores

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi-Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana. Në sfidën e parë të së dielës do të zbresin në fushë dy skuadra në vështirësi, që kanë humbur më të mirët në muajt e merkatos së verës. Derbi pastaj është ai që merr gjithë vëmendjen. Jo vetëm se është i pari kryeqytetas për këtë sezon, por edhe sepse Dinamo do të kërkojë të vendoset krah të mëdhenjve të kampionatit. Tekniku Di Biaggio do të bëjë debutimin, menjëherë në ngjitje, përballë nënkampionëve të Tiranës. Orges Shehi ka mundur të sjellë në kondicion fizik 6 titullarët e ardhur në verë dhe është gati të rinisë kërkimin e titullit kampion, që i shpëtoi nga duart vetëm në javën e fundit, sezonin e kaluar.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top