Kategoria e Parë/ Vora fiton në “frymën e fundit”, zhgënjen Flamurtari, i afrohet Besa

Është luajtur këtë të dielë java e 24-t e Kategorisë së Parë, ku ngë 6 sfida, vetëm 3 ekipe kanë arritur të marrin fitore, ndërsa 3 ndeshje të tjera u mbyllën në barazim.

Vora e vendit të parë luante në transfertën e Valbonës, duel i mbyllur me rezultatin minimal 0-1. Vorakët arritën ta shënonin golin vetëm në minutat shtesë me të përhershmin Ruzgis, i cili vazhdon të udhëheqë dhe listën e golashënusve me diferencë nga të tjerët.]

Ndërkohë, Flamurtari i vendit të dytë ka zhgënjyer në transfertën e Kukësit, ku nuk arritën të merrnin më shumë se një barazim 1-1. Fillimisht ishte Kukësi që kaloi në avantazh me Hilajn, teksa vlonjatët barazuan me Oshafin në minutata shtesë për të mos dalë me humbje dhe për t’i hequr nga duart fitoren Kukësit.

Ndërkohë, Besa ka arritur të marrë një fitore të pastër me rezultatin 0-2 në transfertë përballë Korabit. Ka qenë Spahiu, ai i cili me nga një gol për secilin fraksion loje i dha fitoren kavajasve.

Në ndeshjet e tjera. Kastrioti-Pogradeci dhe Apolonia-Burreli janë mbyllur në barazim pa gola, ndërsa Lushnja ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Erzenit.

Pas kësaj jave, Vora shkëputet me 4 pikë në vendin e parë nga FLamurtari i vendit të dytë, të cilit tashmë diferenca me Besën i ngushtohet në 7 pikë.

LUSHNJA 3-0 ERZENI
20′, 27′ Xhabrahimi, 69′ Preknicaj

KASTRIOTI 0-0 POGRADECI 

APOLONIA 0-0 BURRELI

KORABI 0-2 BESA
13′, 58′ Spahiu

KUKËSI 1-1 FLAMURTARI
52′ Hilaj / 90’+2′ Oshafi

VALBONA 0-1 VORA
90’+3′ Ruzgis

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top