Kategoria e Parë/ Fitojnë Flamurtari dhe Besa, “elita” vendoset në javën e fundit (VERDIKTET)

Janë luajtur ditën e sotme 6 ndeshjet e javës së parafundit të Kategorisë së Parë, ku sërish e la të hapur garën për vendin e dytë në tabelën e renditjes që të kualifikon direkt për në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm. Besa dhe Flamurtari, që luftojnë për atë pozicion në tabelë, bënë detyrën në ndeshjet e tyre.

Më konkretisht, kavajasit fituan minimilaisht 1-0 kundër Vorës, me një gol nga Kapo në minutën e ’30 të takimit. Vorakët, të cilët një javë më parë u shpallën zyrtarisht kampion dhe siguruan ngjitjen në Superligë për herë të parë në histori, kishin hedhur në fushë emra të rinj.

Ndërkohë, vlonjatët fituan lehtësisht me rezultatin 2-0 përballë Erzenit, të rrëzuar nga Kategoria. Golat u shënuan nga Oshafi dhe Batha, nga një për secilin fraksion loje.

Flamurtari ndodhet në vendin e dytë, 1 pikë më shumë se Besa dhe gjithçka do të vendoset në javën e fundit, ku vlonjatët luajnë në transfertë përballë Vorës, ndërsa kavajasit në transfertë kundër Valbonës.

Në ndeshjet e tjera, Apolonia u ndal në barazim 1-1 nga Kastrioti dhe fierakët do diskutojnë play-offin me Lushnjën në javën e fundit. Derbi i Myzeqesë do tregojë se cili ekip do garojë për të pasur shanse për në Superligë. Ndërkohë, sot Lushnja u befasua në shtëpi duke u mundur 0-1 nga Korabi, i cili siguroi qëndrimin në Kategori.

Nga ana tjetër Pogradeci fitoi me rezultatin 3-0 kundër Kukësit dhe siguroi edhe matematikisht zonën play-off, duke lënë verilindorët në zonën play-out. Fitore regjistroi edhe Burreli, që mposhti 2-1 Valbonën.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SOTME

FLAMURTARI 2-0 ERZENI

25′ Oshafi, 85′ Batha

BESA 1-0 VORA (“Arena e Demave”)

30′ Kapo

BURRELI 2-1 VALBONA 

51′(p) Ferruku, 70′ Rroku – 15′ Balla

POGRADECI 3-0 KUKËSI 

17′(p) Zguro, 50′ Ivani, 56′ Pius

KASTRIOTI 1-1 APOLONIA 

80′ Biba – 53′ Trifoni

LUSHNJA 0-1 KORABI (Në Plug) 

62′ Mziu

Verdiktet e sezonit 2024-25 në Kategorinë e Parë

Skuadra kampione: Vora

Skuadrat që kanë siguruar play-off: Flamurtari, Besa, Burreli dhe Pogradeci

Gara për vendin e dytë: Flamurtari dhe Besa

Gara për një vend në play-off Apolonia dhe Lushnja

Skuadrat që do garojnë në play-out: Kastrioti, Kukësi

Skuadrat e rrëzuara nga Kategoria e Parë: Valbona, Erzeni

RENDITJA

KALENDARI PËR JAVËN E FUNDIT

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top