Kate Middleton është përzgjedhur në listën për “Personi i Vitit” nga Time.
Princesha e Uellsit, 42 vjeçe, iu bashkua listës së emrave të famshëm teksa u vlerësua për fillimin e një “bisedimi të rëndësishëm për privatësinë dhe shëndetin për figurat publike”.
Të tjerët në listën e ngushtë për titullin përfshijnë presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, Elon Musk, Mark Zuckerberg, Zëvendës Presidentin Kamala Harris, Benjamin Netanyahu, Jerome Powell, Claudia Sheinbaum, Joe Rogan dhe Yulia Navalnaya, e veja e politikanit të ndjerë të opozitës rus, Alexei Navalny.
Çmimi i lakmuar i jepet një personi, grupi njerëzish ose një lëvizjeje që ka një ndikim të madh në botë. Lista e shkurtër e këtij viti 2024 u shpall të hënën në emisionin “Today”, ndërsa fituesi do të shpallet të enjten. Fituesi i këtij viti do të marrë stafetën nga këngëtarja Taylor Swift, e cila u emërua “Personi i Vitit” nga Time në 2023.
Princesha Catherine ka kaluar pjesën më të madhe të vitit me dyer të mbyllura . Pas njoftimit të saj për kancerin në mars, princesha qëndroi larg syrit të publikut për të prioritizuar procesin e saj të trajtimit.
Tre muaj më vonë, familja mbretërore shkroi në një letër se ajo “po bënte përparim të mirë”, por kishte “ditë të mira dhe ditë të këqija” ndërsa po kalonte kimioterapinë. Që atëherë, Kate është rikthyer duke ndërmarrë një sërë detyrash përballë publikut javët e fundit.