Katastrofë: Real Madrid mposhtet në shtëpi nga Valencia në sekondat e fundit

Real Madrid ka bërë një hap të madh mbrapa sonte, pasi nuk doli me asnjë pikë në shtëpi kundër Valencias.

Valencia kaloi e para në epërsi në pjesën e parë përmes Diakhbay në minutën e 15-të.

I njëjti shënoi 6 minuta më vonë, por në portën e tij, duke i dhënë kështu golin e barazimit Realit.

Në pjesën e dytë pritej që kampioni i Spanjës të gjejë golin e fitores, mirëpo kjo jo që nuk ndodhi, por Reali e humbi ndeshjen.

Përmes një kundërsulmi në minutat e fundit, Rafa Mir asistoi shumë mirë për Hugo Duron që i çoi shifrat në 1-2.

Me këtë humbje, Reali mbetet në vendin e dytë me 63 pikë, ndërsa Barcelona luan sonte kundër Betisit dhe me një fitore të mundshme do të shkonte në 69 pikë.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top