Kardashian-Jenner jashtë Met Gala për këtë vit

Asnjë nga yjet Kardashian-Jenner mund të mos jetë pjesë e “Met Gala” këtë vit pasi e gjithë familja e famshme mori pjesë masivisht për herë të parë vitin që lamë pas.

Burimet thonë për Page Six se CEO i Vogue, Anna Wintour po rishikon listën e të ftuarve në festën vjetore të modës dhe nuk ka vënë re asnjë Kardashian-Jenner pjesë të saj.

Nga ana tjetër një burim pranë klanit Kardashian-Jenner, thotë se nuk është e vërtetë që ato nuk janë të ftuara në ballon e madhe.

Kim mori pjesë në “Met Gala” për herë të parë në vitin 2013 me bashkëshortin e atëhershëm Kanye West ndërsa ajo ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë – dhe që atëherë është bërë pjesëmarrëse në “Met Gala”.

Që atëherë Kim ka tërhequr vëmendje në këtë event me veshjet e saj ekstravagante nga Givenchy, Lanvin, Roberto Cavalli, Balmain, Vivienne Westwood, Versace, Balenciaga dhe së fundmi një fustan të Marilyn Monroe nga viti 1962.

Nga ana tjetër, motrat e saj Khloé dhe Kourtney Kardashian morën pjesë në gala për herë të parë vitin e kaluar dhe kjo shënoi herën e parë që e gjithë familja ishte në tapetin e kuq së bashku, duke përfshirë edhe Kris dhe dy motrat e tjera Kylie dhe Kendall Jenner. “Met Gala” do të mbahet me datë 1 maj.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top