Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

Kapiteni i Kombëtares së Serbisë, Aleksandar Mitroviç, ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes përballë Shqipërisë, duke e cilësuar si një nga më të vështirat në karrierën e tij.

Nuk është me shumë mundësi, por e them e sigurt që është një nga humbjet më të vështira në karrierën time. Shumë e vështirë për futbollin tonë në ekipet kombëtare,” tha ai, duke shtuar se skuadra nuk luajti një ndeshje të mirë dhe ndjeu nervozizëm që nga minuta e parë.

Mitroviç u shpreh se pavarësisht përpjekjeve, ekipi nuk arriti të krijonte raste të pastra në pjesën e dytë dhe pësoi gol në kohën shtesë, duke kontribuar në rezultatin final.

Janë momente të vështira për ne. Brenda tre ditësh kemi një ndeshje të rëndësishme në Andorra. Teorikisht jemi ende në lojë, por asgjë nuk varet nga ne. Do të bëjmë më të mirën në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që Shqipëria të humbasë ndonjë pikë,” tha Mitroviç pas ndeshjes.

Humbja e Shqipërisë ndaj Serbisë ka shkaktuar gëzim të madh te tifozët shqiptarë, ndërsa Kombëtarja tashmë përgatitet për ndeshjet e ardhshme në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top