Kaosi në Parlament, mazhoranca përjashton me 10 ditë tre deputetë të opozitës

Mazhoranca ka përjashtuar me 10 ditë nga Parlamenti tre deputetë të opozitës, përkatësisht Elda Hoti, Saimir Korreshi dhe Lindita Metaliaj.

Vendimi vjen pas seancës plenare të së enjtes.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.

Shpjegimi nga Arbër Kaceli/ Cilat janë komisionet e varrosura hetimore që e kthyen Parlamentin në arenë boksi

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Deputeti Korreshi ndezi i pari tymueses në seancën e Parlamentit të së enjtes, duke bërë që e gjithë salla të mbushet me tym. Në kërkesën për masë disiplinore që mazhoranca i ka dërguar Kuvendit për të marrë ndaj deputetit, thuhet se ai i mori tymueses nga deputete të tjera të opozitës, përkatësisht Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj

“Situata në sallën plenare u përkeqësua akoma më shumë kur deputeti Saimir Korreshi u pa të merrte disa tymuese nga çantat e dy zonjave deputete Elda Hoti dhe Lindi Metaliaj duke i ndezur ato dhe duke e bërë të pamundur dhe të vështirë zhvillimin normal të rendit të ditës dhe diskutimet e deputetëve të regjistruar”, thuhet në kërkesë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top