Kaosi në Kuvend, Rama për opozitën: Kanë prekur fundin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin që Rithemelimi shkaktoi në kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024. Ai shkruan se opozita përdori fjalor rruge në Kuvend, ndërsa në politikë sollën sherr, rrëmujë dhe dhunë.

Ai shton se opozita po shkon pas një ‘të kërkuari nga drejtësia’, duke nënkuptuar kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

REAGIMI I RAMËS:

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top