Kaosi në Kuvend/ Braçe shpërthen kundër opozitës

Aksionin e opozitës në Kuvend deputeti i PS-së, Erion Braçe e ka cilësuar milici fashiste.

“Provokohesh ti? Nuk ke grenë gjë mëngjes? Të bën dëm për stomakun. Nuk është aksion, por milici fashiste. Të hysh nëpër sallat e komisioneve dhe të mëresh me deputetin që ke përballë, jo me argument, por me duar, këtu kalojmë në fashizëm. Një grup deputetësh të shndërruar në njerëz të dhunshëm, fizikisht, këtu jemi në nivelin e milicisë fashiste.”, tha Braçe.

Pyetje: A nuk është provokim kur nxjerr ballkava?

Brace: Ti mund ta hash me kripë. Imponimi me dhunë përkundrejt deputetëve është fashizëm. Bëhet fjalë një njeri përballë drejtësisë, Berisha përballë drejtësisë. Ky njeriu që është brenda kësaj çështje, bashkë me familjarët e tij, e kanë këtë dijeni. Ndaj përdorin dhunën. Ajo që po ndodh atje brenda nuk ka të bëjë me ça karrige. Do rrimë jo me mikrofon po me zë fyti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top