Sali Berisha ka folur sërish për gazetarët në lidhje me ngjarjet që ndodhën sot para Kuvendit.
“Deputeti ka të drejtë të hyjënë cdo institucion. Ai nuk mund të pengohet kurrë të hyjë në derën e tij. Kjo ndodh sot, pasi Rama nuk njeh ligj dhe kushtetutë. Sot për herë të parë në historinë e planetit, grup deputetësh u detyruan që të bënin tarzanin, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë po qarkullon sot në të 4 anët e planetit.
Kjo skenë është atentati më i rëndë ndaj pluralizimit politik. Sot u drejtohem popullit opozitar, opozita po qëndron e gatshme për të mbrojtur besimin tuaj, se përfaqësuesit tuaj duhet të kenëtë drejtë të ngrenë komisione parlamentare për të hetuar. Ajo që po bën sot opozita është mbrojtje e idealeve tuaja”- tha Berisha.