Kaos nga rrëshqitja e tokës në Siçili, evakuohen mbi 1 mijë banorë

Një rrëshqitje dheu në qytetin Nissemi, në Siçilinë lindore, e shkaktuar nga moti i keq ka detyruar më shumë se 1,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Në qytetin Nisemi, autoritetet kanë krijuar një “zonë të kuqe” në të cilën hyrja është e ndaluar.

Ndërkohë, zyrtarët e bashkisë nuk përjashtojnë që numri i evakuimeve të rritet në orët në vijim. Gjithashtu disa shtëpi të vendosura pranë vendit të rrëshqitjes së dheut janë dëmtuar për shkak të rrëshqitjes së tokës. Por Falë mobilizimit në kohë të Autoriteteve, nuk pati të lënduar.

Për shkak të rrëshqitjes së dheut, një nga dy rrugët kryesore që lidhin qytetin me 30,000 banorë me pjesën tjetër të Siçilisë është mbyllur. Qytetarët që u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre aktualisht po priten në një stadium të mbyllur në Nissemi ose nga të afërm dhe miq.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top